Në Kretë hidhet valle greke (Foto)

Postuar në 11 Nëntor, 2017 18:20

Pritet me shumë interes çfarë do të vendosë takimi i Kretës mes ministrit të Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati dhe homologut të tij grek Nikos Kotzias.  Referuar burimeve diplomatike apo zërave pranë dy qeverive mediat kanë folur për një axhendë të hapur bisedimesh ku vend kryesor kanë zënë marrëveshja e kufirit detar dhe heqja e ligjit të luftës. I vetmi prononcim zyrtar ka qenë ai i ministrit grek Kotzias pasditen e së shtunës, pas përfundimit të një raundi bisedimesh dhe vizitës në shpellën e Zeusit në ishullin e Kretës.

"Me kolegun tim, Ministrin e Jashtëm shqiptar Dimitri Bushati kemi filluar bisedimet që nga dje në mëngjes. Ne do të vazhdojmë bisedimet nesër, përpara se të nisemi në Bruksel për samitin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE.

Ne po diskutojmë çështjet që janë të hapura dhe duam t'i zgjidhim ato sot për të zhvilluar perspektivat për nesër. Në mes të kësaj pune shumë intensive dhe të pandërprerë, ne vendosëm të vizitojmë vendlindjen e Zeusit dhe ku ai rrëmbeu të bukurën Evropë.

Pikërisht në vendin ku Evropa ka lindur, ne po punojmë me kolegun tim, Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Ne gjithashtu duam që Shqipëria të bëhet një shtet anëtar i BE”- deklaroi Kotzias. Atmosferën optimiste të këtij takimi mediat e kanë shoqëruar edhe me disa foto ku ministrat Bushati dhe Kotzias i bashkohen një valleje tradicionale të zonës së Kretës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.