Kinemaja si orë e detyrueshme mësimi në shkolla

Postuar në 11 Nëntor, 2017 11:09
Intervistoi: Eusebio Ciccotti

Intervistë me regjisorin Daniele Luchetti dhënë për Avvenire, mbi ndikimin e kinemasë, imazhin dhe një botë ku mungon kapaciteti për t'i deshifruar. 

Në vitet ’70 kur ju frekuentonit shkollën e mesme, kishte në nisma në shkollë për krijimin e Cineforum, apo bënit leksione mbi kinemanë? 
Sigurisht, unë vetë drejtoja një cineforum në shkollën time, liceun klasik Vivona, duke detyruar pjesë të shokëve të shkollës apo të politikës që të zbulonin Luis Buñuel, Robert Bresson, por edhe Sergio Leone. 
Sot të rinjtë janë të përmbytur në një fluks të vazhdueshëm imazhesh, por jo gjithmonë janë në gjendje t’i deshifrojnë saktë. Mos është koha që shkolla t’u mësojë atyre t’i lexojnë, të din t’i prodhojnë dhe t’i vënë në qarkullim? 
Mendoj se shkolla mund të ndihmojë për të vënë në një rend historik dhe kritik afreskun e madh që kanë përballë çdo ditë dhe në të njëjtën kohë mund të spostojë vëmendjen e atyre që realizojën filma nga “si” që tashmë është e lëhtë te “çfarë” që është më e vështirë. 
Më pak të rinj i drejtohen tani kinemasë. Videoja konsumohet në celularë. A mos po humbasin ndoshta brezat e rinj një formë themelore të rritjes kulturore, shikimin kolektiv të filmit  në sallë? 
Është  një ndryshim i pandalshëm. Ndoshta salla do të bëhet ajo që sot është teatri lirik: një nga mënyrat e shumta për të konsumuar dhe njohur muzikën. 
Pse të rinjtë e sotshëm preferojnë “zgjatjen” e serialeve televizië dhe janë më pak të interesuar për formatet tradicionalë? 
Sepse në serialet televizivë ka përfunduar ai totaliteti i talentit shprehës që një herë e një kohë manifestohej në kinemanë amerikane. Nuk është çështje kohëzgjatjeje, por cilësie, shpikjeje, varieteti tematik. Kinemaja amerikane prodhon vetëm kinema superheronjsh. Televizioni tregon ende realen, marrëdhënien, politikën dhe shumë aspekte të tjera që kinemaja i ka harruar. 
Në çfarë do të ndihmonte kinemaja në rritjen dhe formimin e nxënësve gjatë adoleshencës? 
Në reflektimin mbi të tjerët, në përballjen me argumente politike apo ekziseptenciale të ndryshme nga bashkëkohorja dhe të pjesa tjetër.

Nëse do të takonit ministrin e Arsimit Fedeli, çfarë do t’i kërkonit mbi binomin “Shkolla dhe kinemaja”? 
Do t’i kërkoja të fuste si lëndë Kinemanë dhe audiovizive në shkolla. Jo sa për ta dhënë, por edhe për të deshifruar, për t’u orientuar dhe për të përdorur audiovizive si mjet, jo vetëm si objekt, njohjeje. 

Burimi: Avvenire
Përshtati shqip me shkurtime: ResPublica

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.