Je suis Kazan

Postuar në 10 Nëntor, 2017 09:06

E sigurtë është se Baton Haxhiut i duhet fare pak punë të bëhet qesharak. Në pozat dhe në radhojtë me fjalë të thara nga kuptimi, por gjithë aromë për nga lajkatimi.

Radhoj të varur në gozhdën e pushtetit, alter egoja e të cilit kërkon të bëhet dhe me sa duket është.

Dje, pas një dalje edhe më për të ardhur keq të kryeministrit në konferencën e organizuar në Tiranë, Haxhiu hodhi ca radhë të një autokritike të shëndoshë, duke bërë monarkun e të vërtetës e duke shkruar në vetën e parë shumës: Ne. Me këtë konsideratë të madhe për veten, z. Haxhiu e mbush shkrimin me përkufizime dhe konstatime të tipit:

“Performanca e tij nuk është thjesht estetike dhe sikurse ligjërimi i tij nuk është thjesht retorik, ashtu qëndron edhe fakti se Rama ka bërë ndryshimin më të thellë politik në terren që nga fillimi i tranzicionit deri sot. Natyrisht, në Shqipërinë e tashme ka vend për shumë kritika. Por, në rrethanat e Shqipërisë, nuk ka pasur asnjë qeveri qendrore më shoqërisht të përgjegjshme dhe institucionalisht më zhvilluese se kjo.Mediat janë të fundit, njëjtë si opozita pa kredibilitet dhe vizion, që mund ta kontestojnë këtë. Fakti që sot, në vitin 2018, ne ende po diskutojmë për raportin kaq të përlyer të mediave me politikën, sipas mendimit tim, vetvetiu, pa na thënë kush, na bën Kazan. Jemi bërë çorbë e pashikueshme”.

http://www.gazetatema.net/2017/11/09/pesha-e-kryqit-tone-mediatik/

Vështirë të gjendet njeri më i parashikueshëm sesa autori i radhëve më sipër. I cili e sakrifikon atë “ne” që e mban të pashkëputur në të gjithë këtë shkrim që ngjan si letër e hapur përdëillimi, me raportimin e së vërtetës. Të qenit kazan e shkuar kazanit, ja pra vetëdija e z. Haxhiu, barrë të rëndë të cilën kërkon t’i bëjë ‘share’ me këtë “ne”.

Nuk meriton më shumë vëmendje ky këshilltar pushteti që me këtë të fundit mori rolin e atij episodit në filmin “Përallë nga e kaluara” që për t’i bërë temena Nënprefektit, thoshte se nuk kuptonte se ishte “një copë dru, gdhë”. Duke pohuar patjetër  një të vërtetë, por edhe duke u bërë lolua i tavolinës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.