Intervista/Islami dhe kulti i dhunës – një pakicë që po përkufizon imazhin e një besimi*

Postuar në 12 Dhjetor, 2016 14:25
Intervistoi: Chiara Zappa

Martirët, kamikazët, xhihadi, shahidi, muxhahedini – këto terma parakalojnë memorien kolektikeve duke u asociuar me dhunën. Mediat dhe konflikti kanë arritur të njollosin Islamin duke sjellë në evidencë vetëm aspektin militar të tij. Por këto terma kanë rrënjë të thella dhe në doktrinën islame kanë të tjera kuptime. Edhe tradita islame ka një kod tjetër etik ndaj dhunës. Të gjitha këto sqarohen nga Meir Hatina, shef I Departamentit të Studimeve Islamike dhe të Lindjes së Mesme në universitetin Hebraik të Jeruzalemit. Ai jep një intervistë  për “Avvenire” përmes së cilës vë theksin te fakti se xhihadi është prirje minore në islamin e sotshëm.

Çfarë ndryshoi me ngjitjen e Al Qaida dhe më vonë të Daesh?

Në fillim të viteve ’90, al-Qaida inauguroi konceptin e xhihadit botëror, duke transformuar sulmet vetëvrasëse në një dukuri transnacionale, sistematike dhe shkatërrimtare, me objektiv Perëndimin por edhe aleatët e tij në mjedisin arabo-mysliman. Zëdhënësat e tij kanë ripërkufizuar standardet morale për legjitimizimin e xhihadit dhe të martirit: vdekja e një luftëtari është për ta dëshmia më e lartë e pastërtisë së besimit dhe nuk ka dallim mes ushtarëve armiq, të burgosur lufte apo viktima civile qofshin këta.

Madje edhe civilë myslimanë…

Saktë. Disa fraksione të xhihadit botëror, mes të cilëve Daesh, kanë në shënjestër dhe besimtarët myslimanë që shikohen si të pabesë për shkak të sjelljes së tyre pasive në raport me regjimet vendase “heretike” sin ë Irak, Siri, Egjipt apo Arabinë Saudite. Dhe kjo ndonëse në jurisprudencën islamike të derdhësh gjakun e një myslimani konsiderohet “hurma”, apo është absolutisht e ndaluar. Për më tepër këto grupe ekstremiste I kundërvihen “Ulemasë së shtetit” dhe lëvizjeve si Vëllazëria Myslimane: motive të tjera këto për përjashtimin e tyre nga qarqet mazhoritare.

Pra mund të afirmojmë se predikuesit e vdekjes janë minorancë në islamin bashkëkohor?

Po, pavarësisht vëmëndjes së madhe të medias dhe kërkuesve, dukuria e xhihadit botëror mbetet në kufijtë e konsensusit islamik, për shkak të orientimit të tij dogmatic puritan dhe dhunës së tij. Por nëse Islami i shumicës I kundërvihet kultit të vdekjes të ISIS, ai vazhdon gjithsesi të legjitimojë martinin kundër të pabesëve që pushtojnë tokat myslimane dhe shypin banorët.

Bëhet akoma diferenca mes viktimave civile myslimane dhe “të pabesëve”?

Sigurisht që sulmi sistematik ndaj civilëve myslimanë, vepër e xhihadit global kohët e fundit ka prodhuar fatvatë e dënimit më të qartë për këtë temë. Në përgjithësi, theksi vihet tek etika islamike e luftës që ndalon dëmtimin e atyre që nuk janë luftëtarë: qasja dominuese është që fëmijët, gratë apo të sëmurët nuk duhet të dëmtohen veçse në situate të veçanta, p.sh nëse nuk munden të dallohen nga ushtarët apo nëse veprojnë si mburojë njerëzore.

Qëkurse Khomeini u bëri thirrje për xhihad atyre që kishin më shumë se 12 vjeç e deri më sot, asistojmë në raste të fëmijëve – martirë, p.sh në Nigerinë e Boko Haram. Çfarë thotë jurisprudence islame mbi të drejtat e minorenëve?

Sipas ligjit islamik, luftëtari, apo muxhahedini, duhet të jetë i pjekur mendërisht dhe shpirtërisht. Deri në erën moderne, të mençurit kishin caktuar edhe se fëmijët duhet të merrnin miratimin e prindërve për të shkuar në luftë. Në fakt, lëvizjet islamike që kanë shfrytëzuar minorenët për të realizuar sulme vetëvrasëse, si Hamas në Palestinë, janë ballafaquar me protestën publike dhe janë detyruar të bëjnë hapa mbas. Në të kundërt, xhihadi global – që përfshin Daesh dhe Boko Haram – vazhdon, kur e shikon të dobishme, që të shfrytëzojë fëmijët – kamikazë.

Rrëfimi i gjesteve të martirëve është themelor në krjimin e mitit të heroit shahid: mos duhet që mass media t’i japin më pak hapësirë propagandës xhihadiste?

Janë mediat e reja dhe rrjetet sociale instrumenti themelor me të cilin lëvizjet islamike elaborojnë mitin e shahidit dhe janë të pranishme edhe te të rinjtë myslimanë në Perëndim.

Gazetat perëndimore mund të injorojnë propagandën xhihadiste apo të minimizojnë mbulimin e saj, por roli i tyre është dytësor. Sa i përket mediave të mëdha arabe, në përgjithësi identifikohen me shtetin që i financon, ndaj duhet ta dënonnë dhunën.

Në të vërtetë, në rastet e konflikteve në “tokat e pushtuara myslimane”, ato shpesh japin mbështetje morale dhe ndonjëherë inkurajojnë.

Në Perëndim kapemi në befasi për allë atyre që vetë viktimizohen: si mundet ta luftojmë këtë formë të dhunës?

Në vend të parë vjen arsimi dhe ndërhyrjet e komunitetit, duke u përqendruar te të rinjtë myslimannë në Perëndim që janë shënjestra natyrale për rekrutim nga grupet radikale. Kush bëhet pjesë e xhihadit global shpesh shtyhet nga frustrimi i shkaktuar nga një integrim i pamajftueshëm në shoqëritë europiane: duhet pra të punojmë mbi këtë gjë.

 

Marrë nga "Avvenire"

Përkthimi: ResPublica

*Titulli është i redaksisë së ResPublica

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.