I hapet rrugë kërkesës turke. Apeli i Durrësit lëshon urdhër arresti për shtetasin Muhamed Aydogmus

Postuar në 10 Nëntor, 2017 18:02

Mediat turke kanë rikthyer në vëmendje çështjen e Muhamed Aydogmus, një profesor turk që jetonte dhe punonte në Shqipëri. Pak ditë më parë, ai është gjykuar në Gjykatën e Faktit në Durrës dhe është lënë i lirë. Aydogmus akuzohej për falsifikim dokumentesh dhe kalim të paligjshëm kufiri, ndërkohë që Turqia kërkonte ekstradimin me akuzën e përfshirjes në atë që ajo e quan organizata terroriste FETO. 

Lidhur me këtë çështje ambasada turke në Tiranë reagoi duke e cilësuar skandaloz vendimin e Gjykatës së Durrësit, ndërkohë që sot mediat në Turqi shkruajnë se për Aydogmus është lëshuar nga Gjykata e Durrësit urdhër arresti. 

Zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme, Albi Serani i tha ResPublica-s se është Gjykata e Apelit në Durrës ajo që ka pranuar kërkesën e prokurorisë për rivlerësim të masës së sigurisë, por kësaj radhe vetëm në funksion të kërkesës turke për ekstradim. Lidhur me gjykimin në shkallën e parë, Serani tha se kërkesa dhe dokumentacioni i palës turke nuk kshte plotësuar. Për këtë arsye prokuroria kërkoi rivlerësim pas mbërritjes së dokumentacionit të plotë nga Turqia. 

Çështja është komplekse, pasi nëse në Turqi, Feto cilësohet si terroriste, në Shqipëri ajo ushtron aktivitet normal. Për këtë arsye vendimi i Gjykatës nuk është edhe aq i zhveshur nga konteskti politik.  Vetë shteasi turk nuk gjendet, ai strehohej në kampin e Babrrusë dhe nuk ëstë gjetur në momentin që autoritetet kanë shkuar për ta ndaluar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.