"Europa do të jetë e bardhë"

Postuar në 11 Nëntor, 2017 21:40

Dhjetëra mijëra vetë morën pjesë sot në një marshim në qendër të Varshavës me rastin e ditës së Pavarësisë. Marshimi u organizua nga lëvizja e rinisë nacionaliste që kërkon një Poloni etnikisht të pastër, me më pak myslimanë dhe hebrej. Këngë dhe parulla që lexonin “Europa e bardhë”, “Europa do të jetë e bardhë” dhe “Gjak i pastër”, shoqëronin pjesëmarrësit në një shfaqje të re nacionalizmi ksenofobik në një vend anëtar të BE-së. 

Nuk munguan edhe pjesëmarrës nga Sllovakia, Spanja dhe Hungaria me simbole dhe flamuj të përdorur gjatë bashkëpunimit me nazizmin në LIIB. Kampi Radikal që është organizatori, e prezanton veten si trashëgimtar të lëvizjes fashiste me të njëjtin emër të viteve ’30 që luftoi për të dëbuar hebrejtë përpara Holokaustit.

Bashkë me Hungarinë dhe Çekinë, Polonia bën pjesë ndër vendet që po distancohet përherë e më shumë nga kampi franko-gjerman dhe standardet që BE-ja përfaqëson.

https://www.wsj.com/articles/polish-nationalist-youth-march-draws-thousa...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.