Erdogan, modeli i frikacakut që imponon frikë

Postuar në 11 Nëntor, 2017 10:34

Gazetari turko-gjerman, Deniz Yücel, i cili mbahet i  arrestuar nga autoritetet turke që nga shkurti ka akuzuar presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan se ka imponuar "frikë" në shoqërinë turke, duke e rrëshqitur vendin drejt metodave të fashizmit.  Korrespondent i gazetës Die Welt u arrestua më 14 shkurt me akuzën e propagandës që synonte mbështetjen e një organizate terroriste.

Izolimin në burgun Silivri, në perëndim të Stambollit  44 vjeçari e quan torturë, duke thënë  se frika ka hyrë në ndërgjegjien e njerëzve, ku shembull sipas tij është stafi i burgut, i cili ka frikë se mos bën gabime.

"Një regjim i frikës jo vetëm që synon kritikët e tijj, por edhe ndikon në anëtarët e vetë sistemit të shtypjes". Yücel thotë se ai që ka më shumë frikë është vetë Erdogan. ​​"Ai e di se çfarë e pret në qoftë se humbet fuqinë dhe për këtë arsye imponon direkt frikën në shoqëri". Gazetari shpreson se Gjykata Evropiane, ku ai ka rekurs me mbështetjen e Berlinit, se do të në favor të tij pas 28 nëntorit kur Turqia ka afat të paraqesë qëndrimet e saj. Gazeta raportoi se intervista ështe dhënë me shkrim përmes avokatëve të Yutzel.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.