Paratë nën dyshek të "vrasjes së dytë" - ndalohet Gjyqtari i Apelit

Postuar në 10 Nëntor, 2017 11:18

Një kontroll i befasishëm zbuloi se gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Tiranës, Shkëlqim Miri mbante në banesën e tij rreth 300 milionë lekë të vjetra. Ai u ndalua me me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në kuadër të operacionit të koduar “ Një vrasje e dytë”.

Oficerë të policisë gjyqësore mësynë në banesën e tij pas mesnate. Miri hetohej prej muajsh dhe sipas prokurorëve, ka rikualifikuar veprën penale për një të dënuar për vrasje, në këmbim të 20 mijë eurove. Bëhet fjalë për të pandehurin Gentian Doda për të cilin gjyqtari ka ndryshuar akuzën nga vrasje në plagosje të rëndë, për një ngjarje të ndodhur në Burrel në vitin 1997.  Ky vendim çoi në lirimin e të dënuarit nga burgu.

Prokuroria pritet t’i drejtohet Këshillit të Lartë të Drejtësisë për të marrë hapat e tjerë të nevojshëm për hetimin. Nuk dihet nëse do të kërkohet arrestimi i Shkëlqim Mirit apo ai do të hetohet në gjendje të lirë për akuzën e korrupsionit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.