S’ka bisedime për çamët në Kretë, zbardhet axhenda

Postuar në 09 Nëntor, 2017 11:34

Takimin disaditor mes ministrit të jashtëm Ditmir Bushati dhe homologut të tij grek, Nikos Kotzias për të cilin kanë nisur përgatitjet nga kjo e enjte mediat greke e komentojnë si bisedime rraskapitëse që do të zgjasin deri të dielën me shpresën për të arritur progres në disa nga çështjet që ndajnë të dy palët.

Sipas Creta Post, ky model i bisedimeve intensive është një zgjedhje e ministrit Kotzias dhe  tregues i një rëndësie të madhe që ka për Greqinë situata me fqinjët e saj në Ballkan. Veç të drejtave për minoritetit grek (çështja që e Athina e lidh drejtpërdrejt lidhet me mundësinë e perspektivës europiane të Shqipërisë), në top axhendën e bisedimeve është finalizimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufijve detarë të Greqisë dhe Shqipërisë.

Në Athinë e  dinë shumë mirë se dy çështjet kryesore në axhendën e palës shqiptare është heqja e ligjit të luftës dhe reduktimi ose heqja e tarifës konsullore për çdo dokument që merr çdo shtetas shqiptar ose emigrant në Greqi. Kjo është një çështje e një rëndësie të vogël në dukje, por e përkthyer në qindra e mijëra votues shqiptarë, konsiderohet një prioritet për Tiranën.

Athina e ka bërë të qartë se nuk e njeh çështjen çame, duke refuzuar të pranojë çdo lidhje të këtij pretendimi me heqjen e ligjit të luftës. Diskutim do të ketë për pronat që janë në konservim , por jo ato të lidhura me çamët. I pyetur për kë takimi edhe ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati nuk përmendi çeshtje çame, por foli për një shportë të Luftës së Dytë Botërore, e cila lë hapësirë për interpretim.

“Është një dialog që ka vështirësitë e veta. Nuk diskutohet që një pjesë e çështjeve konsiderohen ende të nxehta. Ato kanë lidhje me çështjet konsullore, të drejtat e pakicës, roli i shqiptarëve që jetojnë e kontribuojnë në Greqi. Ne jemi të prirur për të gjetur zgjidhjet më të mira”-theksoi Bushati.

https://www.cretapost.gr/369046/stin-kriti-i-ypourgi-exoterikon-elladas-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.