Hetime për konfirmimin e kontakteve Tahiri-Sota

Postuar në 09 Nëntor, 2017 18:20

 “Shqiptarja.com” raporton sot se prokuroria e krimeve të rënda dyshon se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka udhëtuar në makinën e Orest Sotës, personi i arrestuar pak ditë më parë me 863 mijë euro dhe dy patenta lundrimi të Tahirit. Gazeta i referohet burimeve sipas të cilave

verifikimet e kryera në sistemin TIMS që kjo prokurori ka ngritur pretendimin se nga pika e Muriqanit ka dalë me makinën e tij Orest Sota. Po të njëjtat burime pretendojnë se kanë zbuluar që nga kjo pikë në të njëjtën ditë ka dalë me makinën e tij edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Nëse prokurorët kanë mbërritur në këtë përfundim atëherë jemi përballë një kontradikte të madhe e cila mbetet për t’u sqaruar. Publikisht kohë më parë ish ministri Saimir Tahiri ka deklaruar se nuk ka në pronësinë e tij asnjë makinë. Ndërkohë ngrihet edhe një tjetër pretendim nga prokurorët se nga verifikimet në TIMS është zbuluar se në kthim, ish-ministri i Brendshëm Tahiri ka hyrë në territorin shqiptar nga pika kufitare e Muriqanit, duke përdorur automjetin në pronësi të Orest Sotës

Gazeta shton se prokuroria do të kryejë veprime hetimore shtesë , ndërkohë që janë sekuestruar librat e shitjes së kompanive të Sotës dhe të atit të tij. Kjo për verifikuar pretendimet se eurot ishin pagesë për kompaninë “Kurum” e cila ka mohuar të ketëpatur marrëdhënie në këtë çështje.  

http://shqiptarja.com/home/1/prokuroria-tahiri-ka-p-rdorur-makin-n-e-biz...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.