Opozita fut në lojë Metën (Letra)

Postuar në 08 Nëntor, 2017 13:45

Opozita duket se është kordinuar me Ilir Metën, të cilit i ka kërkuar publikimin e te dhenave te mbledhjes se  Këshillit të Sigurisë, mbajtur 11 nentorin e shkuar nga presidenti Nishani. Kërkesa është firmosur nga Flamur Noka, Myslim Murrizi, Isuf Çelaj, Ervin Salianji, Xhemal Gjunkshi, Luan Rama dhe Endrit Braimllari. Ata kërkojnë që deklasifikohet materiali i diskutuar në atë tyrezë pas dyshimeve me përfshirjen e zyrtarëve të lartë në trafikun e drogës. Pak ditë më parë kjo pyetje u parashtrua edhe në një emision televiziv ku ishin të pranishëm ish-Presidenti Nishani  dhe ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila i qëndroi idesë se ky material nuk mund të deklasifikohet.

Letra:

Është me interes publik të dimë sot të dhënat e asaj kohë, dhe mbi të gjitha angazhimet e marra nga institucionet dhe nga qeveria në atë mbledhje për luftën ndaj drogës dhe për të bërë ballafaqimin me rezultatet e dhëna. Për këtë arsye ne deputetet e opozitës në Komisionin e Sigurisë Kombëtare kërkojmë që të deklasifikohet materiali diskutuar në atë tyrezë dhe të bëhet publike. Kërkesa jonë vjen si ndjeshmëri për situatën e rëndë të krijuar me përfshirjen e zyrtarëve të lartë në trafikun e drogës dhe pas skandalit që ka dalë në media, ku rezlton nga hetimet e Prokurorisë së Katanias se ish-ministri i Brendshëm ka pasur lidhje direkt me akivitetin kriminal të bandës së Habilajve. Në këto rrethana, do ti shërbente publikut dhe interesit kombëtar dhe Komisionit tonë parlamentar të sigurisë, qasja ndaj mbledhjes së 11 nëntorit 2016 për të kuptuar angazhimin e institucioneve në kohën kur kanabizimi i vendit ishte në kulmin e tij

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.