Ambasadori Lu: Dua peshqit e mëdhenj në tavolinë

Postuar në 07 Nëntor, 2017 10:51

Arrestime në fillim të vitit të ardhshëm paralajmëroi ambasadori amerikan Donald Lu në konferencën për shpalljen e operacionit “Forca e Ligjit”. Teksa njoftoi mbërritjen në Tiranë të agjentëve të FBI-së, Lu foli për një rrugë pa kthim në luftën kundër krimit të organizuar dhe lidhjeve politike.

Ne në Amerikë kemi dhe një shprehje tjetër: Dreka falas nuk ekziston. Nëse Amerika dhe vendet e BE do të vendosim burimet tona dhe besueshmërinë tonë në këtë luftë kundër krimit të organizuar ne presim rezualtate. Çfarë presim? Presim që ky plan agres i qeverisë shqiptare të përfundojë me arrestimin dhe ndjekjen penale të disa peshqëve të mëdhenj në fillim të vitit të ardhshëm dhe që ky sukses të vazhdojë në vitin 2018 me  SPAK e BKH. Partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë e presin këtë, populli shqiptar e kërkon dhe e meriton këtë. Së fundimi ju keni një shprehje në gjuhën shqipe: Dielli duket që në mëngjes.  Na pëlqen që ky plan veprimi e pranon qartë dhe prerë se krimi i organizuar shqiptar është problem serioz dhe një kërcim për sigurinë kombëtare. Plani gjithashtu pranon deri tani se organet e drejtësisë penale kanë dështuar ndaj grupeve kriminale. Ajo që dimë gjithashtu është se Shqipëria ka një problem në lidhjen e grupeve kriminale dhe politikanëve. Nëse e mohoni këtë ju lutem të shqyrtoni rastet e Arben Ndokës, Mark Frokut, Gentian Muhamedit dhe Elvis Rroshit. Ky nuk është problem i vetëm një partie por është një një problem që ka pllakosur politikën shqiptare që nga rënia e komunizimit. Populli shqiptar ka fjalën tonë se SHBA do të angazhohet fuqimisht kundër krimit të organizuar pavarësisht lidhjeve që mund të ketë me njerëz të fuqishëm përfshi politikanë, gjyqtarë, prokurorë apo biznesmenë të fuqishëm.

Në takimin në fjalë ra në sy mungesa e kryeministrit Edi Rama, i cili e lajmëroi këtë operacion me një videoselfie të dielën. Burime nga zyra për shtyp e kryeministrit thanë se ai këtë të martë kishte në axhendë një isnepktim në Fier, aktivitet që gjithsesi për nga rëndësia nuk mund të rivalizojë shpalljen  e operacionit Forca e Ligjit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.