Formulë e re tatimi gjithëpërfshirës, llogariten të ardhurat përveç pagës

Postuar në 06 Nëntor, 2017 17:56

Qeveria ka menduar nëj formulë të re për të taksuar tatimin mbi të ardhurat. Nuk do të llogaritet më si tatim mbi pagën, por do të quhet tatim mbi të ardhurat e integruara dhe do të të përfshijë edhe të ardhurat dytësore bazuar në përqindjet e tatimit progresiv.  Formula që do të shoqërohet me propozimin e një ligji të ri u bë publike gjatë diskutimeve për paketën fiskale në Komisionin e Ekonomisë

"Do të përfshijë të ardhurat e integruara në bazë të taksueshme, jo si tani të fragmentuara. Çdo e ardhur do të përllogaritet si një e tërë në periudhë tatimore dhe do t’i vendoset sipër norma”, deklaroi ministri i Financave, Arben Ahmetaj.

Aktualisht, qeveria takson progresivisht vetëm pagat, ndërsa të ardhurat e tjera, si qiraja apo e drejta e autorit taksohen me normë fikse, 15 për qind. Sipas skemës së re, të gjitha të ardhurat do të bashkohen në një bazë të vetme, mbi të cilën pastaj zbatohet taksa progresive 0, 13 ose 23 për qind, në vartësi të nivelit të të ardhurave. Por, përgjithësisht, për një individ që ka të ardhura nga paga dhe qiraja mbi 160 mijë lekë në muaj, barra rritet. Ndërsa për ata që i kanë të ardhurat nën këtë nivel, taksa ulet.

Nuk dihet se cilat janë efektet financiare të këtij ligji të ri që propozohet nga qeveria, e cila ecën me llogaritë e saj, pa ndryshuar sloganin se ka ulur taksat për 95% të shqiptarëve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.