Zbardhet formula e dhënies së shkollave me koncesion nga Veliaj

Postuar në 04 Nëntor, 2017 18:24

Ndërtimi i shkollave në kryeqytet nga Bashkia e Tiranës, po kryhet në një formë që mbart kosto të shtuara për buxhetin e saj, për shkak të llojit të kontratave koncecsionare që po zbatohen në realizimin e këtyre projekteve. Tema Tv ka zbardhur formulën me të cilën operon Bashkia e Tiranës për këto investime, ku ajo shfaqet shfaqet në rolin e një kredimarrësi, jo tek bankat, por te kompanitë që do të ndërtojnë 5 shkolla me koncesion në njësitë 9 dhe 11.

Afati i shlyerjes së shumës është 7 vjet, interesi 6.28 përqind dhe shlyerja me këste. Ky koncesion nuk ka interes ekonomik për shtetin, pasi për momentin, sipas Bankës së Shqipërisë, interesi mesatar i kredive në lek për biznesin është 6.8%. Pra, shumë mirë edhe Bashkia mund të marrë kredi pa qenë nevoja të paguajë marzh fitimi  për kompaninë koncesionare. Bëhet fjalë për jo pak, por për afro 2 milard lekë.    

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.