Misteri i një komploti për vrasjen e kryeministrit libanez

Postuar në 04 Nëntor, 2017 21:35

Rrjeti televiziv panarabik, Al-Arabiya al-Hadath duke cituar një burim anonim raportoi parandalimin e një komploti për vrasjen e kryeministrit libanez, Saad al-Hariri pak ditë më parë në Bejrut. "Ata që kishin planifikuar të vrisnin kryeministrin Hariri, çaktivizuan mekanizmat e shpërthimit kur kaloi autokolona e  tij”-i tha rrjetiti Al- Arabiya i njëjti burim.

Hariri ishte të premten në Arabinë Saudite dhe një ditë më pas njoftoi dorëheqjen e tij duke akuzuar Iranin dhe Hezbollahun për një plan eleminimi të tij. "Ne jetojmë në një klimë të ngjashme me atmosferën që mbizotëronte para vrasjes së dëshmorit Rafik al-Hariri"-tha ai duke iu referuar babait të tij.

Kreu i Druzëve të Libanit, Ëalid Jumblatt thotë se dorëheqja e Haririt kërcënon ta zhysë Libanin në dhunë sektare mes libanezëve sunitë dhe myslimanëve shiitë . Druzët janë një pakicë e konsiderueshme në sistemin politik të Libanit që kanë luajtur shpesh rolin e rregullatorit në politikën e vendit. "Unë jam i shqetësuar për ekonominë dhe natyrisht për politikën. Ne nuk mund të luftojmë iranianët nga Libani"- deklaroi Jublat.  Ai sugjeroi kompromis me Hezbollahun në Liban, derisa kushtet në terren të lejojnë dialogun mes Arabisë Saudite dhe Iranit.

Nga ana e tij Irani ka shprehur frikën se mund të ketë tensione. "Përsëritja nga kryeministri i dorëhequr i Libanit i akuzave joreale dhe të pabaza të sunitëve, sauditëve dhe amerikanëve kundër Iranit tregojnë se dorëheqja është një skenar i ri për të nxitur tensione të reja në Liban dhe në rajon"-thuhet në  deklaratën e  Ministrisë së Jashtme iraniane.

http://edition.cnn.com/2017/11/04/middleeast/lebanese-prime-minister-saa...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.