Zgjedhje nën hijen e Mafias në Siçili, të frikshme ngjashmëritë me Shqipërinë

Postuar në 03 Nëntor, 2017 18:17

Në Siçili të dielën do të mbahen zgjedhjet lokale. Mafia është bërë "më pak e etur për gjak, por shumë më efektive, kryesisht në mekanizmat politike", thotë Ambrogio Cartosio, për shumë dekada prokuror i antimafias. Në intervistën e dhënë për mediat lokale shihen ngjashmëri thelbësore me Shqipërinë dhe mënyrën si politika ka inkurajuar dhe mbrojtur shkelësit e ligjit.

Si po shkon Cosa Nostra?

Cosa Nostra nuk është e vetmja organizatë mafioze në Sicili. Është më e vjetra, më e famshmja, por ka shumë fraksione lokale që përpiqen ta shfarosin atë. Është më mirë ta shohim gotën gjysmë plot. Duhet thënë se falë luftës së ashpër të gjyqësorit, forcave të sigurisë, por edhe përkrahjes së shtresave të gjera të popullsisë për vite, ne me siguri kemi dobësuar makinën ushtarake të mafias. Nuk është më periudha e viteve  '80 dhe '90 ku vriteshin me qindra, mafiozë dhe jo mafiozë.

Nuk ka më vrasje. Ose janë të rralla...Mafia ka pësuar një mutacion gjenetik...Ajo duket të jetë shumë më e pranishme se më parë në mekanizmat politikë, ka rimarrë në duar kontrollin e territorit. Vepron ndryshe. Më pak luftarake, më pak e etur për gjak, por shumë më efektive.

Cilat janë problemet më të mëdha në Siçili?

Territori i Sicilisë është shkatërruar për dekada me ndërtime arbitrare. Për fat të keq, është një fenomen ku njerëzit që shkelnin ligjin shpesh kishin mbrojtjen e sistemit politik, i cili mbylli sytë për shkak të interesave elektorale. Pastaj gjërat u zgjidhën ose me ligje ad hoc ose me mosveprime administratave të atyre që duhet të shembnin ndërtimet pa leje, por që nuk e bënë.

Ekziston edhe problemi i mbeturinave. Shpesh komunitetet që kanë zbatuar riciklimin, vetëm 5% e njerëzve respektojnë rregullin e ndarjes së mbeturinave, ndërkohë që 95%  i hedhin pa i ndarë.  Dhe ndonjëherë i vënë zjarrin landfilleve. Është një fenomen i përhapur gjerësisht në jug të Italisë, pas të cilit ka shumë të ngjarë që të fshihen interesat e mafias. Kjo situatë përbën një rrezik të madh shëndetësor.

A është përmirësuar ndershmëria e politikanëve?

Në terma të përgjithshëm, niveli i përfaqësuesve politikë në Sicili nuk ka qenë i shkëlqyeshëm në aspektin ligjor në vitet e fundit. Shumë prej tyre janë dënuar me dënime të më të rënda për krime të ndryshme dhe vepra, korrupsionin të gërshetuar me  mashtrime ku përfshihet krimii i organizuar, në disa raste dhe për vrasje.

Të dhënat tregojnë se numri i njerëzve të përfshirë në politikë që përballen me drejtësinë italiane po rritet. Në kontekstin e fushatës, gjyqësori dhe forcat e policisë kanë punuar së bashku për të parandaluar kërcënimet mafioze dhe presionet mbi elektoratin. Por mafia është atje, sepse ekziston kultura mafioze. Ku ka një kënetë, ka edhe mushkonja.

Perkthyer nga Respublica sipas versionit greqisht të Huffingtonpost

http://www.huffingtonpost.gr/2017/11/03/eidhseis-diethnes-ligotero-aimob...

Burimi orgjinal

https://www.thelocal.it/20171103/organized-crime-sicily-election

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.