Të tjera telashe për Sajmir Tahirin

Postuar në 03 Nëntor, 2017 20:41

Të tjera telashe për Sajmir Tahirin pas ndalimit të një 25 vjeçari në Elbasan, në makinën e të cilit u gjetën 2 patenta lundrimi të ish-ministrit të Brendshëm. Për dy patentat për mjete lundrimi të ish-ministrit të brendshëm Sajmit Tahiri, mësohet se 25 vjeçari me inicialet O.S. ka deklaruar se i kishte harruar në makinën miku i tij që ishte shofer i ish-minitrit të Brendshëm. Dy patentat mbajnë gjeneralitetet dhe fotot e Sajmir Tahirit, njëra prej të cilave e lëshuar më 26 korrik 2017.

Për paratë ai ka thënë se po i çonte në kompaninë "Kurum" për të bërë një pagesë për hekur për llogari të babait të tij që punonte në sektorin e ndërtimit. Ngjarja fitoi vëmendje publike pas një denoncimi në rrjetet sociale nga Lulzim Basha që akuzoi policinë se ka fshehur qëllimisht ngjarjen.

Duke denuar ashpersisht fshehjen e kesaj ngjarje kriminale nga Haki Cako dhe Fatmir Xhafa me urdher te Edi Rames, i kerkoj prokurorise te hetoje e te mos shmange nga pergjegjesia autoret dhe urdheruesit e ketij akti mafioz.”-shkruan Basha. Por policia e përgënjeshtroi duke thenë se ngajrjen e kishte publikuar në komunikatën zyrtare të datës 2 nëntor ku thotë se:

Me Datë 02. 11. 2017, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O.S vjeç 25, banues në Tiranë, administrator i nje subjekti privat sh.p.k pasi më datë 01.11.2017, në rrugën nacionale, në fshatin Balldren, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin “Land Rover” dhe nga kontrolli në mjet ju gjetën e bllokuan një sasi e madhe eurosh, i cili pretendonte se do t'i përdorte për likujdimin e faturave, por të pa shoqëruara me dokumentin e origjinës. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për Veprat Penale parashikuar nga nenet 291, 242 e 180 të Kodit Penal.

Prokuroria po heton ngjarjen jo vetëm për të sqaruar burimin e 800 mijë eurove, por edhe si përfunduan në makinën e të riut dy patentat për lundrim të ish-ministrit Tahiri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.