Deri ku shkon implikimi në trafikun e drogës?

Postuar në 02 Nëntor, 2017 22:27

Ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani ka deklaruar sot në emisionin “Të Paekspozuarit” se Shërbimi Informativ Shtetëor ka raportuar për aktivitet të trafikut të drogës, përfshirje të zyrtarëve të lartë në të gjatë kohës që ai ishte në kryet të detyrës. Nishani ka folur për një situatë alarmante të shtetit shqiptar, duke shtuar se familjet mafioze në vendin tonë kontrollojnë edhe politikën.

Unë dua t’i them opinionit publik që në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë është diskutuar dhe për zyrtarë të përfshirë. Shteti ështënë zgrip. Në këtë pikë ku kemi mbërritur edhe opinioni publik duhet të jetë i qartë. Të deklasifikohen disa qëndrime, deklarata dhe informacione nga institucionet e mbledhura në atë tryezë dhe të kuptohet së pari, sepse aty nuk është çështja vetëm e hetimit penal, kemi nevojë për një diskutim të madh publik”, tha ai.

Nishani ka kërkuar që të deklasifikohen disa materiale të trajtuara në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurisë që u mor pikërisht me çështjen e trafikut. Deklarata e tij kundërshton deklaratën e kryeministrit Edi Rama, se SHISH nuk ka informuar për drogën dhe lidhjen e ndonjë grupi trafiku me ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Saimir Tahiri.

Në emisionin në fjalë është prononcuar edhe ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila ka kundërshtuar deklasifikimin e materialeve për shkak të aspektit ligjor. Sipas materialet në fjalë mund t’I deklasifikojë vetëm organi referues, pra në këtë rast SHISH.

“Raportimi ose materiali i paraqitur nga drejtues të lartë, pra institucioni që ka raportuar ai duhet ta deklasifikojë. Nëse Visho Ajazi ka paraqitur një informacion të klasifikuar duhet po ky institucion ta deklasifikojë. Padyshim që ai shqetësim ka qenë që u diskutua në mbledhjen e Sigurisë Kombëtare, janë të dhëna që nuk përputheshin me njëra-tjetrën, është folur në mënyrë të përgjithëshme. Ai takim ka qenë i nevojshëm dhe i domosdoshëm si takim…Nuk është lënë të kuptohej që shteti ka qenë i implikuar në trafikun e drogës”, tha ajo.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.