Çela nuk paguan borxhet ndaj KESH-it, tatimet bllokojnë Korporatën

Postuar në 03 Nëntor, 2017 21:13

Tatimet kanë bllokuar të gjitha llogaritë e KESH që prej datës 31 tetor. Drejtoria e tatimpaguesve të mëdhenj ka dërguar në të 16 bankat shqipatre ku kërkon bllokimin e të gjitha parave të KESH dhe vjeljen e detyrimit 1.87 miliard lekë ose 1.8 milion dollarë. Në shkresën dërguar bankave, tatimet kërkojnë kalimin e kësaj shume brenda 3 ditëve.

Një burim pranë Entit Rregullator të Energjisë thotë se situata financiare e KESH nuk është në gjendje të mirë gjatë 4 viteve të fundit, por në 2017-ën KESH ka marrë edhe goditjen më të madhe për shkak të rënies së prodhimit dhe borxheve që dy ndërmarrjet OSHEE dhe OST kanë ndaj saj. Në total detyrimet e tyre arrijnë në 500 milionë dollarë, por deri më sot asgjë nuk është derdhur në llogarinë e korporatës.

Të ardhurat e kompanisë për këtë vit janë 60 milionë dollarë dhe të gjitha ndahen në shpenzime për pagat, pagesë për importin e energjisë elektrike, shlyerje interesash kredish dhe dëmshpërblim i të përmbyturve. Këto para nuk arrijnë dot të mbyllin dot vetë kostot e shoqërisë. KESH ka paguar këtë vit 23 milion dollarë pranë organeve tatimore ku 14 milionë kanë qënë taksa të këtij viti dhe 9 milionë detyrime të parapmbetura. Në gjendjen që ndodhet, korporata nuk arrin dot të paguajë pagat e punonjësve dhe furnitorët duke bërë praktikisht të pamundur prodhimin e energjisë.

 Tv Klan

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.