Ken Loach: Biznesi mbizotëron interesat e pushtetit

Postuar në 01 Nëntor, 2017 20:48

Kineastët që i përkasin politikisht botës së majtë e adhurojnë. Pjesa tjetër thjesht admiron punën e tij. Regjisori britanik Ken Loach i vlerësuar me shumë çmime pati një bisedë me gazetarë, regjisorë dhe adhurues të filmit në Athinë me rastin e 30 vjetorit të kinemasë europiane, duke folur për një epokë ku mbizotëron interesi i biznesit dhe ku burimet shtetërore për financimin e filmave janë reduktuar ndjeshëm.

"Në vitet '60 klasa në pushtet nuk ndjente ndonjë kërcënim, kështu që na jepte financime për të bërë filma. Sot kjo nuk ndodh sepse çdo gjë është biznes. Gjëja më e keqe që ju mund të thoni për një politikan është diçka kundër biznesit. Edhe Brexit është biznes. Të gjithë janë  të interesuar për mënyrën se si ai do të ndikojë në tregjet financiare dhe biznesin e madh, por jo për njerëzit e zakonshëm. Gjëja më e mirë që kemi patur në vitet '60 ishte shteti i mirëqenies, por sot ai është i dështuar. Ne ishim njerëz më të mirë, kujdseseshim për njëri-tjetrin. Arritja më e madhe e Margaret Thatcher në vitet '70 ishte se tjetërsoi mendjet e njerëzve, duke bërë që të gjithë ishin të interesuar vetëm për veten e tyre"-shton Loach

Regjisori britanik, i clili  u nderua me Palmën e Artë në Kanë  pët filmin e tij të fundit, "Unë, Daniel Blake" ka folur shumë herë kundër masave të kursimit të imponuara nga huadhënësit.

"Ajo që po ndodh në Greqi dhe në Evropë në përgjithësi tregon rolin e BE-së, jo në mbrojtje të interesit të qytetarëve, por të ndërmarrjeve të mëdha". I pyetur për laburistët si shtoi se "Jeremy Corbyn është një lider i cili mund të bëjë ndryshime të rëndësishme. Partia e Punës tani ka 600,000 anëtarë, që është një numër rekord. Shpresoj që kur të vijmë në pushtet të mbajnë qëndrimin që ata kanë sot"

Në lidhje me tendencat separatiste në Katalonjë, regjisori britanik tha se "në të kaluarën katalanasit shtypeshin nga Franco sepse kërkonin ndryshime sociale. Sot  nga avokatët e pavarësisë nuk shohim ndonjë program social dhe kërkesa të ngjashme"

http://www.cnn.gr/news/prosopa/story/103859/ken-looyts-sto-telos-oi-sosi...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.