Na qeverisin marsianët! Peleshi: "Nuk e dimë se çfarë hamë"

Postuar në 01 Nëntor, 2017 12:45

Shqipëria nuk ka as statistika të sakta për të dhënë një pasqyrë të qartë të asaj që ne konsumojmë çdo ditë. Problemi më i madh është te produktet të cilat nuk figurojnë të regjistruara në pikat doganore apo dyqanet ku tregtohen.

Vetë ministri i ri i Bujqësisë, Niko Peleshi, i cili për 4 vjet shërbeu si zv/kryeministër thotë se shteti nuk ka asnjë bilanc të riskut që vjen nga ushqimet e pakontrolluara në treg. 

“Sa të sigurta janë ushqimet tona, unë nuk dua të përhap panik, as unë dhe askush tjetër. Nuk mund t’i dimë dot përqindjet dhe shifrat. Sistemi jonë i sigurisë ushqimore nuk është i ndërtuar dhe nuk funksionon si një sistem”-shprehet Peleshi në një prononcim për Tv Klan. 

Nuk është vetëm kurajoja për ta pranuar, por edhe për ta thënë publikisht se 4 vjet shkuan dëm sa i përket një prej çështjeve më të ndjeshme që lidhet me sigurinë ushqimore. Me zë dhe me figurë, nga minsitra që prezantohen sikur kanë zbritur nga Marsi. Ministri i ri i Bujqësisë ankohet se ka kryetarë bashkish, deputetë, në ndonjë rast edhe drejtues të institucioneve që bëjnë presion për mosmbylljen e thertoreve.  Ai shton se pas kontrollit dhe bllokimit të thertoreve, në radhë është bllokimi i qumështit që tregtohet nga fshatarët, aksion që sipas tij do të jetë më i vështirë dhe me më shumë përplasje se ai i mishit. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.