Drutë shkurt për Beogradin; "Kosova nuk preket"

Postuar në 31 Tetor, 2017 10:15

SHBA duket se i kanë prerë drutë shkurt kësaj radhe me Beogradin zyrtar. Përmes zv.ndihmës sekretarit të Shtetit, Hoyt Brian Yee, Washingtoni ka përcjellë për presidentin serb mesazhin e qartë dhe të prerë se “Kosova nuk preket”. Hollësi të takimit janë rrëfyer nga Aleksancëer Vuçiç për Tv Pink, ku ai ka thënë se takimi nuk ka qenë i lehtë.

“Amerika mbështet një repubklikë të pavarur të Kosovës. Ai më tha se “ju nuk mund ta prekni integritetin territorial të Kosovës. Ia ktheva se “ju shkelët dhe prekët integritetin territorial të Serbisë 9 vjet më parë”. Ia thashë atij në fytyrë”, citohet presidenti serb. Sipas tij Yee reagoi me gjakftohtësi.

Ai është profesionist. Më bëri të qartë se çfarë mendonte. “Është shumë mirë ajo që thatë, unë të përcolla se cili është mesazhi i Amerikës, e respektoni ose jo, ju i dini se cilat janë pasojat”, rrëfen presidenti serb.

Është një mesazh që i heq Beogradit mundësinë e manovrës që rrjedh nga qëndrime ambigue të aktorëve kryesorë. Në këtë rast SHBA riafirmon me forcë mbrojtjen e një investimi, duke sugjeruar për Serbinë që të pranojë një realitet politik të pakthyeshëm. Yee ka provokuar debate së fundmi në Serbi edhe me deklaratat e tij për politikën e jashtme serbe, të neutralitetit ushtarak dhe raporteve me Rusinë dhe BE-në. Mesazhi i tij gjatë një samiti në Beograd u shoqërua me debat, por në thelb mbetet fakti se SHBA po I kujton Beogradit se ai ka shumëçka në dorë edhe për rrugën europiane të Serbisë.

http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2017&mm=10&dd=31&nav_id=10...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.