Kotzias-Erdogan, jo të gjitha çështjet mbi tavolinë

Postuar në 30 Tetor, 2017 20:06

Vizita e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzia të mërkurën e kaluar në Ankara shihet si një përpjekje për rikthimin e marrëdhënieve greko-turke në një trajektore normaliteti dhe  shmangien e tensioneve në hapësirën ajrore të Egjeut.

Ministri i jashtëm grek zhvilloi takime me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe homologun e  tij turk Mevlüt Çavuşoğlu për gjithë axhendën e marrëdhënieve dypalëshe.

Në këtë drejtim, ftesa për presidentin Erdogan që të vizitojë Athinën (në fund të nëntorit apo në fillim të dhjetorit) dhe realizimi i Këshillit të 5-të të Nivelit të Lartë të Bashkëpunimit, i planifikuar për në shkurt të vitit ardhshëm arsyetohet si rigjallërim i kanaleve të komunikimit dhe mbajtje e temperaturës në nivele të kontrolluara. 

Por vëzhguesit e marrëdhënieve greko-turke me përvojë theksojnë se për aq kohë sa  gjithçka në Turqi varen nga vendimet dhe qëndrimet e Erdogan, çdo parashikim është i rrezikshëm. 
Sipas tyre, nëse Presidenti turk nxjerr në tavolinë të gjithë agjendën e tij, mund të vendosë në siklet udhëheqjen politike greke, veçanërisht në çështje të tilla si demilitarizimi i Dodekanezit ose mosmarrëveshje mbi pakicën myslimane në Trakinë Perëndimore. 

Sa i përket çështjes së fundit, Kotzias dhe Çavuşoğlu nuk u pajtuan publikisht, nëse duhet të quhet pakicë myslimane apo turke. Kjo, pavarësisht lëvizjeve specifike të qeverisë greke për të përmbushur kërkesat specifike të Turqisë në Trakën Perëndimore, mbi krijimin e kopshteve dygjuhëshe të fëmijëve. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.