Trump autorizon zbulimin e plotë të dosjes Kennedy

Postuar në 29 Tetor, 2017 09:40

Presidenti i SHBA Donald Trump ka njoftuar se do të autorizojë zbulimin e të gjitha dokumenteve që kanë të bëjnë me vrasjen e John F. Kennedy, përveç atyre që përmbajnë emrat dhe adresat e njerëzve ende të gjallë.
"Pas konsultimeve rigoroze me Gjeneralin Kelly, CIA-n dhe agjencitë e tjera, unë do të autorizoj lirimin e të gjitha dosjeve të JFK, përveç emrave dhe adresave të njerëzve ende të gjallë," tha Trump në një seri postimesh në Twitter.
Kongresi i SHBA urdhëroi në vitin 1992 që të gjitha dokumentet lidhur me hetimin e vrasjes së Kennedy të bëhen publike duke caktuar një afat kohor përtej 26 tetorit 2017.
Të enjten, presidenti amerikan miratoi publikimin e mijëra dosjeve, por vendosi të shtyjë për 180 ditë zbulimin e disa dokumenteve "të ndjeshme", thanë zyrtarët në qeverinë e tij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.