SHBA i kthehet kërcënimeve ndaj Koresë së Veriut

Postuar në 28 Tetor, 2017 11:46

Shtetet e Bashkuara nuk do të pranojnë kurrë një Kore të Veriut si fuqi bërthamore ka thënë sekretari amerikan i Mbrojtjes,  Xhejms Matis duke paralajmëruar se programi bërthamor  i Phenianit minon sigurinë e vendit, në vend që ta forcojë atë.

Gjatë turneut të tij në Azi, në ditët e fundit, Matis ka  theksuar se diplomacia është mënyra më e preferuar nga Shtetet e Bashkuara për zgjidhjen e konfliktit. "Mos kini asnjë dyshim. Çdo sulm ndaj SHBA-së ose aleatëve tanë do të tejkalohet. Dhe çdo përdorim i armëve bërthamore do të ketë si kundërpërgjigje një reagim masiv ushtarak"-tha në një fjalim Sekretari Amerikan të Mbrojtjes.

Megjithatë, Seuli paralajmëroi Korenë e Veriut se forca e saj ushtarake nuk mund të krahasohet me atë të koalicionit SHBA- Kore e Jugut. Ai tha tha se diplomacia është më efektive "kur mbështetet nga një forcë besueshme ushtarake. Tensioni mes Phenianit dhe Uashingtonit është shkallëzuar pas një seri testesh bërthamore të Koresë e Veriut, duke shkaktuar dhe përplasje verbale mes liderit të saj Kim Jong-un dhe presidentit amerikan, Donald Trump.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.