Mister vendndodhja e “Audit”, Tahiri: "Mbylleni muhabetin"

Postuar në 27 Tetor, 2017 18:01

Prova më e fortë që implikon Sajmir Tahiri në aktivitetin kriminal të Habilajve është padyshim “Audi” i famshëm që ish-ministri u shiti kushërinjve të tij, duke mos e ndryshuar pronësinë.

Makina me targë AA003GB, me të cilën Habilajt dhe ministri kanë dalë kryesisht në Itali dhe Greqi rezulton të mos jetë më në qarkullim dhe prokurorët nuk dijnë ende asgjë për vendodhjen. Mjeti mësohet se është çregjistruar në Drejtorinë e Transportit Rrugor dhe është ritarguar por prokuroria nuk e disponon ende si provë.

Nuk dihet ende nëse Tahiri është pyetur edhe për këtë detaj në dëshminë 2 orëshe që dha të premten në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, por kërkesa e pazakontë e tij ishte t’i jepet fund debatit politik për këtë çështje.

“Unë nuk kam ndërmend ta bëj betejën time për drejtësi para jush apo akoma më keq ta kthej në një histori debati politik. Unë them që debati politik lidhur me këtë histori duhet të mbyllet, unë betejën time e kam para drejtësisë dhe shqiptarëve”-deklaroi Tahiri para gazetarëve.

Kuptohet që sensibiliteti politik i kësaj çështje është i lartë dhe i ka dhënë një goditje të fortë moralit politik të socialistëve që gjatë 4 viteve të shkuara mohuan çdo përgjegjësi për kanabizimin e vendit. Ish-ministri shprehu një falenderim edhe për prokurorët që sipas tij i morën parasysh kërkesën për të pasur një hetim sa më të shpejtë në kohë, sa më të gjithanshëm dhe sa më objektiv. Në fakt Prokuroria  nga ana e saj ka konfimuar se Tahirit i është drejtuar me një fletëthirrje për të dëshmuar pas kontrollit personal dhe atij të banesës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.