Ish-kryeministri i Katarit: SHBA koordinoi përpjekjet ushtarake për rrëzimin e Assadit

Postuar në 28 Tetor, 2017 21:54

Katër shtete, mes tyre edhe SHBA, komplotuan për të rrëzuar nga pushteti Bashar al Assadin e Sirisë. Informacioni ka kohë që qarkullon si një e vërtetë jo zyrtare, por së fundmi ai është konfirmuar edhe nga ish-zv.kryeministri i Katarit, Hamd bin Jassim në një intervistë të datës 26 tetor 2017 në televizionin kombëtar të këtij vendi.

Katari, Arabia Saudite dhe Turqia dërguan armët drejt militantëve që luftonin kundër presidentit sirian përmes personelit ushtarak amerikan në rajon.

“Çdo gjë që u dërgua në Siri, u dërgua përmes Turqisë dhe koordinohej me SHBA dhe shpërndarja e çdo gjëje bëhej përmes forcave ajrore amerikane”, është shprehur bin Jassim. Ai ka hedhur poshtë akuzën se armët ishin destinuar për militantët e ISIS apo të Al Nusras, por ka pranuar se një pjesë e tyre ka rënë në duart e al Nusras.

Bin Jassim ka akuzuar Arabinë Saudite si një vend që ka ndryshuar qëndrimin në raport me Sirinë duke u investuar së fundmi që Assad të qëndrojë në pushtet. Ish-kryeministri i Katarit tha se sauditët e bënë këtë pa njoftuar aleatët e tjerë, ndërkohë që duket se çështja e Sirisë është një ndër shkaqet e tensionit politik mes Riadit dhe Dohas.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.