Çështja “Tahiri”/Ish-presidenti Nishani: Kërkoni transkriptin e mbledhjes së fundit të Këshillit të Sigurisë

Postuar në 28 Tetor, 2017 19:38

Në debatin politik për çështjen “Tahiri” ka ndërhyrë edhe ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Përmes një interviste në “Channel One”, Nishani u ka bërë thirrje gazetarëve që të kërkojnë transkriptin e mbledhjes së fundit të Këshillit të Sigurisë, ku sipas tij opinioni mund të mësojë më shumë për mendimet e pjesëmarrësve për çështjen e trafikut të drogës.

Unë do të ftoja gjithë gazetarët që të kërkonin trankriptin e asaj mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe të perifrazonin qëndrimet nga Presidenti i Republikës dhe secili prej anëtarëve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare përfshirë edhe ministrit të Brendshëm të asaj kohe. Kjo pasi besoj që për interesin publik mund të deklasifikohet, për momentin, pasi tani nuk ka më sekret shtetëror dhe shpresoj që administrata e Presidentit të Repubblikës ta deklasifikojë dhe të bëhet e ditur për opinionin publik”, tha ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.