Pse Lali Eri po mendon ta ndryshojë emrin e fshatit Surrel?

Postuar në 27 Tetor, 2017 01:16

Lali Eri ka talentin e këmbënguljes dhe virtytin e pacipësisë. Njësoj si kalamani që kur e do një gjë e do dhe pikë. Të dyja në funksion të aspiratave për të ecur para. Dhe do të ecë kaq shpejt sap o t’I vësh krahë, që mund të jenë ta zëmë gjethe preshi, Lali Eri mund të bëhet aerodinamik dhe të fluturojë. Çuditë e tij nuk janë të tilla në vetvete, por sepse në fillim ngjajnë si skica gazmore dhe pa zarar të një djaloshi që rastis të jetë kryetar bashkie. Në fakt kështu e shtyu Lali dy vjet duke qeshur e duke ngjeshur taksa dhe detyrime, bërë sheshe e parkingje, dhënë leje dhe patjetër duke televizuar fytyrën e vet aq shumë saqë të duket se edhe po të kërkosh të arratisesh, p.sh duke blerë ndonjë teleskop të shohës yjet, edhe aty Lali do të jetë duke bërë meteorin e dëshirave që i thua tre herë me vete para se të shuhet drita.

Pyetja është se si ky ngre taksat kur në Tiranë jeton edhe kryeministri që nuk I del xhepi të paguajë salltanetet e shqiptarëve që jetojnë  në mes të Bllokut.

Burime për redaksinë e Të Kripura thanë se Lali e ka gjetur zgjidhjen. Z. Rama jeton jashtë Tirane, pra në Surrel, aty kostot i ka minimale. Por Lali i ka qejf filmat e vjetër të kohës së Xhaxhit dhe ka menduar që të pëjetësojë si destinacion turistik një pllakë përkujtimore për Nebi Surrelin. Pak rëndësi ka që ai është personazh filmi. Ky është sebepi që Surreli të shpallet zonë muzeale në rrezik asgjësimi. Nëse ky variant nuk ecën, Lali thuhet se ka variantin tjetër edhe më cool: ai do ta quajë fshatin Sureal si për të thënë se aty veçanësia është normalitet dhe ndaj duhet ta shikojmë me prioritet. Kështu edhe z. Rama shpëton nga taksat e rënda, edhe pse me parimin “kush ka më shumë do paguajë më shumë” atij në fakt i bie të paguajë fare pak. Pa harruar atraksionin turistik për një Sureal në mes të një vendi kaq normal si ky yni. 

Shaptilografisti

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.