Karton jeshil për Sajmirin, i kuq për pushtetin

Postuar në 25 Tetor, 2017 12:57

Ashtu siç pritej kuvendi miratoi me kartonat e maxhorancës raportin e përfaqësuesve të saj në Këshillin e Mandateve, që i hap rrugë hetimit në gjendje të lirë të ish-ministrit Sajmir Tahiri, duke rrëzuar raportin e anëtarëve të opozitës që ishte në favor të arrestimit të Tahirit, siç kishte kërkuar Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Raporti i mazhorancës u votua me 75 vota pro dhe 60 kundër nga 135 deputetë që ishin të pranishëm në sallë. I pari që iu drejtua sallës së kuvendit ishte ish-ministri Tahiri i cili tha se nuk priste drejtësi nga parlamenti por nga institucionet e drejtësisë.  Ndërsa deputetët e PD u shfaqën me pankarta ku shkruhej “Qeveria e drogës” dhe e Mafias.

Me herët përfaqësuesit e dy palëve lexuan raportet e hartuara në Këshillin e Mandateve, ku mazhoranca i qëndroi pretendimit për skenar politik, por nga ana tjetër votoi për hetimin e ish-ministrit në gjendje të lirë dhe kontroll të banesës. Shumica socialiste vijoi me argumentin “ne jemi ndryshe”, ndërsa opozita braktisi sallën e kuvendit, duke dalë jashtë në kohën që fliste kryeministri, i cili e mbylli fjalën për 3 minuta.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.