Yee mesazh Serbisë: Nuk e luani dot rolin e balancuesit

Postuar në 24 Tetor, 2017 10:59

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandër Vulin ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarit të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, bërë gjatë samitit ekonomik të Beogradit. Yee ka përsëritur se SHBA nuk e kupton se për cilën arsye punonjësit e Qendrës Humanitare Ruse në Nish duhet të kenë imunitet diplomatik kur kjo nuk është normë ndërkombëtare. Po kështu Yee ka deklaruar se caktimi në Akademinë Ushtarake si lektor i njerëzve që janë dënuar për krime kundër njerëzimit nuk tregon vullnet për të dënuar krime të tilla, duke dënuar caktimin e Vladimir Lazareviç dhe të tjerëve si pedagogë në akademi.

“Vendet që duan të anëtarësohen në BE duhet ta dëshmojnë qartë një gjë të tillë”, ka shtuar Yee. Ai ka kërkuar hapur që Serbia të sqarojë pozicionin e saj se nga cila anë do të qëndrojë duke shtuar se ajo nuk e luan dot rolin e balancuesit.

Për Vulin, një njeri i deklaruar si antiamerikan, këto deklarime nuk vijnë nga një njeri apo zyrtar që është miqësor me politikën serbe, por ai ka shtuar se Serbia do të marrë vendimet e veta. Mesazhi amerikan për Beogradin është një kundërvënie politike e hapur edhe ndaj lëshimeve që BE-ja po i bën Beogrardit zyrtar, ndonëse ky i fundit po përpiqet të optimizojë përfitimet, duke minimizuar kostot e një të shkuar që nuk pranon ta sqarojë, apo nga e cila të distancohet. Një tjetër lëshim është mbyllja e njërit sy për qëndrimet pro ruse të Serbisë së Aleksandër Vuçiç, ndërkohë që BE-ja ka kërkuar tjetër politikë ndaj Kremlinit, edhe pse së fundmi raportet SHBA-BE për Iranin janë përkeqësuar.

http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2017&mm=10&dd=24&nav_id=10...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.