Veneto dhe Lombardia “pro” autonomisë

Postuar në 23 Tetor, 2017 13:46

Në referendumin që u mbajt të dielën u votua 95% në favor të zgjerimit të autonomisë për rajonin e  Lombardisë, ndërsa 98 % për atë të Venetos.

Në Veneto, një rajon i pasur me shtëpi, biznese ka një ndjenjë të fortë autonomie në traditën e  Venedikut, një qytet-shtet për një mijëvjeçar. Votuesit shprehën dëshirën e tyre  që rajoni të fitojë të drejta shtesë dhe kushte të veçanta të autonomisë bazuar në një formulim që është regjistruar me Kushtetutën italiane. Natyra dhe shtrirja e kësaj autonomie tani do të negociohet me Romën dhe nëse do të ketë marrëveshje duhet të ratifikohet nga Parlamenti italian.

"Votoja që Veneto të fitojë më shumë pushtet në një Itali më të fortë dhe më federale. Jo për ego, po për një qeverisje të mirë ", shkruajti në Tëitter kryebashkiaku i qendrës së djathtë i Venecias, Luigi Brouniaro.

Matteo Salvini, lideri i ekstremit të djathtë Lega Nord, partia që ka fuqi në të dy rajonet dhe ka promovuar në mënyrë aktive referendumin, përgëzoi miliona qytetarëve të cilët në këtë mënyrë bënë thirrje për një politikë "më efektive" dhe  më pak "burokratike". Në favor të "po-së" kanë dalë edhe qendra e djathtë e Forza Italia partia e Silvio Berlusconi,  Lëvizja Pesë Yjet dhe shumë sindikata. Nërsa Partia Demokratike e qendrës së djathtë nuk mori qëndrim.

Lombardia me 10 milionë banorë  dhe Veneto  me 5 milionë janë ndër rajonet më të pasura të Italisë dhe kontribuojnë në mbi 30% të GDP-së së vendit. Mbi të gjitha, ata kontribuojnë në buxhetin e shtetit me rreth 70 miliardë euro në vit në taksa.

Aata kërkojnë që të marrin nga qeveria të paktën gjysmën e këtyre parave për të rritur shpenzimet publike në rajonet e tyre për infrastrukturë, shëndetësi dhe arsim. Denoncojnë keqmenaxhimin nga shteti dhe duan përdorimin efektiv të fondeve publike dhe një tjetër  marrëdhënie me qeverinë qendrore. Ata gjithashtu kërkojnë kompetenca më të mëdha në drejtim të sigurisë dhe emigracionit - diçka që do të kërkonte një rishikim të Kushtetutës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.