Banesat Sociale, Bashkia e Tiranës do të nxjerrë në rrugë 70 familje

Postuar në 23 Tetor, 2017 15:32

Shtrëngesat e Bashkisë së Tiranës, për të paguar sa më shpejt, i kanë detyruar 70 familje në Shkozë që të dalin nga banesat sociale. Banorët shprehin shqetësimet e tyre për kameran e TemA TV, ndërsa shtojnë se pamundësia ekonomike është shkaku i mospagesave të qerave.

Tre komplekset e pallateve sociale në Shkozë po zjejnë këto ditë nga shqetësimet e banorëve, të cilët duhet të paguajnë detyrimet, ndryshe do të gjenden në mes të 4 rrugëve. Në të 20-a shkallët jetojnë 370 familje, por vetëm 70 prej tyre klasifikohen si debitorë të këqinj.

Këta punonjës të bashkisë së Tiranës, nuk e kanë problem të paraqiten këtu periodikisht, për t’u interesuar për pagesat, nëse banorët i kanë shlyer apo jo. Kjo zonjë ka qenë një prej debitoreve, por mesa duket paralajmërimi i bashkisë se do të dalë në rrugë nëse nuk paguan, e ka detyruar të ndërgjegjësohet dhe të kryejë pagesat.

TemaTv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.