Përplasja me Kishën, Ministria e quan keqkuptim

Postuar në 22 Tetor, 2017 17:50

Ministria e Kulturës e ka quajtur keqkuptim përplasjen e fundit me Kishën Orthodhokse për meshën katolike që u mbajt në Kishën e Labovës. Në një sqarim lidhur me reagimin e Kishës, Instituti i Monumenteve të Kulturës thotë  se Ministria e Kulturës nuk ka pasur asnjë dijeni dhe nuk ka dhënë leje për zhvillimin e meshës nga klerikët katolikë.

“Në datë 19 tetor2017, nga ana e IMK u organizua një inspektim i punimeve restauruese në kishën e Labovës së Kryqit, me praninë e drejtores së këtij instituti dhe ekspertëve restauratorë për të kryer një konsultë mbi problematikën konstruktive të monumentit.Gjatë këtij inspektimi, në oborrin e kishës u vu re se po zhvillohej një meshë lutjesh lehtësimi për një grup personash me probleme të ndryshme shëndetësore dhe turistësh italianë. Vizita e turistëve dhe inspektimi i inxhinierëve kanë qenë krejt pa lidhje me njeri-tjetrin dhe thjesht një rastësi e çastit. Shprehim keqardhjen për këtë keqkuptim të panevojshëm ndonëse institucionet shtetërore nuk kishin dijeni për të”-thekson deklarata.

Më tej thuhet se Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës i konfirmojnë Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë respektin maksimal dhe vullnetin për të thelluar bashkëpunimin e frytshëm mes institucioneve tona për kujdesin ndaj trashëgimisë kulturore dhe për ruajtjen e harmonisë fetare në territorin shqiptar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.