Per llumin, miqtë dhe armiqtë (Video)

Postuar në 20 Tetor, 2017 00:14

Ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, i ftuar mbrëmjen së enjtes në “Opinion” nuk pranoi se ka qenë mbështetje për rrjetin kriminal të Habilajve dhe as të ketë përfituar financiarisht nga trafiku i drogës.

Ai tha se kërkesa e Prokurorisë për arrestimin e tij ishte suprizë, por nuk mund  të thoshte se e njëjta gjë vlente edhe për kryeministrin. Tahiri mohoi të jetë takuar dhe të ketë drekuar me Mosi Habilajn, por tha se mund të ketë qenë i pranishëm në festa familjare ku ishin dhe Habilajt.

Ish-ministri i Brendshëm pranoi se ka udhëtuar 2 apo 3 herë me makinën Audi të cilën ua kishte shitur Habiljave, por vetëm me familjen per pushime  dhe kurrë me të akuzuarit. Tahiri po ashtu deklaroi se në politikë ka armiq dhe se ka parë banditë me kollare që janë të pacipë në hajdutërinë e tyre. Ai shigjetoi Ilir Meten Dhe ambasadorin amerkan Donald Lu, ndërsa mbajti qëndrim të ftohtë ndaj Edi Rames e Fatmir Xhafës.

"Nuk ka nevojë Shqipëria për ambasadorë që tregojnë se sa familje apo klane mafioze ka, ia kam thënë ambasadorëve që atëherë s’me duhet mua fare kritika publike e një ambasadori, më duhet që kur të flasi për policinë të vijë të më japi një ndihmë konkrete. Nuk është dita të merrem kush ka rol në këtë histori. është dita t’i shkoj deri në fund kësaj historie, madje duke shkuar edhe në qelinë më të largët", tha ndër të tjera ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.