Dera gjysmë e hapur e BE-së për Turqinë

Postuar në 20 Tetor, 2017 23:43

"Ne duam ta mbajmë derën e hapur për Turqinë, por situata aktuale në Ankara e bën të vështirë këtë opsion". Kështu deklaroi Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk në një konferencë për shtypi  pas përfundimit të ditës së dytë të Samitit të BE-së në Bruksel.
Tusk tha se udhëheqësit evropianë kishin një diskutim të hapur mbi situatën në Turqi, duke vënë në dukje se "skepticizmi" në lidhje me procesin e pranimit në BE ishte veçanërisht i dukshëm. 
Presidenti i Këshillit Europian vuri në dukje se udhëheqësit evropianë ranë dakord t'i kërkojnë Komisionit Europian të marrin në konsideratë ndërprerjen e financimit të Ankarasë. Gjithashtu ai theksoi se liderët evropianë kanë theksuar nevojën që Turqia të respektojnë të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe sidomos bashkimin doganor.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.