Dy dokumente nga Antimafia e Leçes fundosën Tahirin

Postuar në 19 Tetor, 2017 17:36

Kërkesa e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri erdhi pas aksionit në Babicë të Vlorës. Vendimi u mor pas një analize më shumë se pesë orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda me prokurorë që po hetojnë dosjen e Habilajve në Shqipëri, i konsideruar një grup kriminal i narkotrafikut ndërkombëtar.

Burime të rezervuara i thanë Top Channel se në Tiranë kanë mbërritur ose mbrëmjen e të mërkurës, ose mëngjesin e të enjtes, dy dokumente të rëndësishme që si duket kanë vulosur kërkesën e prokurorisë ndaj Saimir Tahirit.

Po ashtu burimet thanë se dokumentat voluminoze nuk janë nga Prokuroria e Katanias, por nga antimafia e Leçes.  Raportohet se në Vlorë për 1 vit e gjysmë ka qenë e stacionuar një skuadër e specializuar italiane që ka kryeer edhe përgjimet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.