Ditë të zeza për policinë

Postuar në 19 Tetor, 2017 11:11

12 drejtues dhe punonjës së policisë së Elbasanit u liruan dhe shkarkuan nga detyra për ngjarjen e 18 Shtatorit në Elbasan, mes të cilëve edhe zv/drejtori Gjergj Oshafi, makina e të cilit u godit nga një automjet i blinduar që dyshohet se u godit nga Suel Çela, dhëndri i kryetarit të bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini. Ishte vetë kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako që lajmëroi masat disiplinore dhe pranoi dështimin e plotë të strukturave të policisë së këtij qyteti. 

Deklarata e Çakos

Në konstatim të shkeljeve të rënda bazuar në Rregullorën e Policisë së Shtetit, kam urdhëruar masa disiplinore për 12 drejtues dhe punonjës të Policisë së Elbasanit.
Ngjarja e Elbasanit ishte cënim i imazhit për punë e Policisë së Shtetit. Pas hetimit të kryer nga Drejtoria e Standardeve profesionale por edhe duke vlerësuar raportin e detajuar të ankesave strukturat drejtuese dhe operues në drejtorinë vendore Elbasan ishin të paafta për menaxhimin e situatës së datës 18 shtator. 
Fatkeqësisht, forcat policore nuk ishin në lartësinë që kërkon detyra. Mosveprimi i tyre solli që të dyshuarit të largohen dhe kësisoj operacioni të dështonte. Pamjet filmike të operacionit të dështuar ishin gjithashtu tronditëse.
Dëshmia që u përcoll në opinionin publik e forcave policore që vëzhgonin të dyshuarit teksa largoheshin, madje dhe goditeshin prej tyre pa marrë asnjë kundërpërgjigje, ishte shokuese.
Me veprimet dhe akoma më keq me mosveprimet e tyre, situata është përshkallëzuar dhe personat përgjegjës për ngjarjen e rëndë nuk janë arrestuar dhe vendosur përpara drejtësisë në kohën e duhur.
Ngjarja në fjalë tregon për një punë të dobët të kryer nga strukturat përgjegjëse në këtë drejtori në luftën kundër grupeve kriminale që kanë vepruar prej vitesh në qytetin e Elbasanit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.