BE kërcënon Korenë e Veriut

Postuar në 19 Tetor, 2017 12:52

Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do t'i kërkojnë Koresë së Veriut t'i japë fund planeve të saj për të blerë armë bërthamore dhe raketa balistike. Udhëheqësit e vendeve të bllokut do të diskutojnë vendosjen e sanksioneve edhe më të rrepta se ato të vendosura nga OKB.

Sipas njoftimit, thuhet se Këshilli Europian do t'i kërkojë Penianit të "braktisë programet  për blerjen e armëve bërthamore dhe raketave balistike në mënyrë të plotë, të verifikueshme dhe të pakthyeshme".

Gjithashtu, liderët europianë vënë në dukje se janë të gatshëm të marrin në konsideratë hapat e mëtejshëm, pa specifikuar në detaje vendimet. Sipas burimeve diplomatike, opsion është vendosja e sanksioneve edhe ndaj vendeve jo-anëtare të BE që vazhdojnë të merren me Korenë e Veriut. 

BE ka vendosur të ndalojë shitjen e naftës dhe nënprodukteve të saj në Korenë e Veriut, megjithëse kjo masë është kryesisht me rëndësi simbolike dhe synon të inkurajojë shtetet me marrëdhënie më të gjera tregtare për të ndjekur shembullin e evropianëve. Kina dhe Rusia janë kundër një ndalimi të plotë ndaj eksporteve të papërpunuara në Korenë e Veriut.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.