Dosja “Habilaj”, deri ku shkon skandali i radarëve

Postuar në 18 Tetor, 2017 21:56

Zbardhja e dosjes “Habilaj” dhe përgjimet ambientale lënë të kuptohet se grupi i trafikantëve që dyshohet se mbante lidhje me ministrin Tahiri, kishte nën kontroll edhe struktura policore që monitoronin radarët e sallave operative në Vlorë e Durrës.

Sipas përgjimeve ambientale të publikuara në dosjen italiane,  oficerët qe punonin ne sallen e radareve, i orientonin  trafikantët nga duhet te kalonin ngarkesat me droge. Nga transkriptet kuptohet se një inspektor detar në sallën qendrore të radarëve në Durrës, kishte folur me një bashkëpunëtor të Habilajt, kur peshkarexha FATIMA ishte duke udhëtuar drejt brigjeve shqiptare dhe kishte hyrë brenda ujërave territoriale greke.

Mosfunksionimin e radarëve e ka pranuar edhe vetë kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako në një letër drejtuar ish-ministrit të Brendshëm Dritan Demiraj. http://shekulli.com.al/zbulohet-letra-e-haki-cakos-po-deshtojme-ne-operacionet-anti-kanabis-sistemi-i-radareve-ne-det-nuk-funksionon/. Ky i fundit ia ka përcjellë shetësimin  ish-ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli teksa shkruan për një operacion të dështuar: “Më 7 gusht 2017 morëm informacion për një gomone. Por sinjali i radarit u fik në mes të operacionit . Inxhinieri i kompanisë fiku sinjalin e radarëve. Ka dyshime, se sinjali u fik qëllimisht”. http://www.balkanweb.com/site/thellohet-skandali-me-radaret-ne-det-demiraj-leter-kodhelit-sinjali-u-fik-qellimisht-sapo-nje-gomone/

Ish-kryeministri Berisha ka akuzuar direkt ish-ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli për çështjen e radarëve kur shkruan se “Komanda e Forcës Detare duhet të kishte realizuar në periudhën 2014 – 2015 objektivat e paketës së re të Kapaciteteve të Mbrojtjes (CT) pikërisht objektivin M 7204N pra “Maritime Situational Aëareness-Collection-njohja e situatës detare-grumbullimi” (pra ndërtimin e rrjetit për “data share – shkëmbim informacioni”, të “paklasifikuar”, në mbështetje të krijimit të tablosë detare në SHPFA-të dhe të Koordinimit me NATO-në – fillimi i vitit 2016 etj). Mos lidhja e kontratës për mirëmbajtjen e softit me Korporatën amerikane (prishja e kontratë dhe e softit MTM200 – me kosto 450 000 $, që Mimi e hodhi në kossh të mbeturinave) e bëri të pamundur realizimin e këtij objektivi të MM përball NATO-s”. http://www.gsh.al/2017/09/17/skandali-me-radaret-denoncimi-i-berishes-vizita-blic-e-kodhelit-te-tahiri-diten-kur-e-shkarkuan-nga-detyra/.

Si Tahiri edhe Kodheli janë dy prej ish-ministrave që nuk u përfshijnë në kabinetin Rama 2 dhe mesa duket jo rastësisht, pasi qëllon që janë edhe dy më të akuzuarit për çështjen e trafikut të drogës. A do të shkojnë hetimet deri te Kodheli kjo mbetet për t’u parë. Ajo nuk përmendet në përgjime si ministri Tahiri, por mosemërimi i saj në krye të ministrisë së Mbrojtjes shkaktoi jo pak habi te partnerët që kanë vlerësuar punën e saj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.