Çështja "Tahiri", një propozim për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Postuar në 18 Tetor, 2017 11:04

Çështja e fundit që implikon ish-ministrin Sajmir Tahiri po kalohet  pa një reagim politik të nivelit të lartë nga Partia Socialiste. Një mbledhje e Grupit Parlamentar dhe një deklaratë e ministrit aktual, Xhafaj, për përgjegjësitë e sistemit të drejtësisë, nuk mund të justifikojnë ende një qëndrim zyrtar të PS-së dhe qeverisë. Pasi është e qartë se situata implikon përgjegjësi politike që nuk ndalen te një person, pasi ngrenë pikëpyetje për integritetin e qeverisjes së katër vitevë që lamë pas. Nga ana e vet, Partia Demokratike dhe LSI-ja janë bashkuar në një qëndrim për këtë çështje, por pa bërë publike se çfarë kanë vendosur. I ftuar dje në UTV, deputeti Roland Bejko, deklaroi se për këtë çështje duhet thirrur edhe Këshilli i Sigurisë, që drejtohet nga Presidenti i Republikës. Mbetet ende për t’u parë se çfarë do të bëhet, por e sigurtë është se opozita ka opsione për veprim, ndërkohë që shumica duhet të administrojë një goditje shumë të fortë. Dhe heshtja nuk është mënyrë e mirë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.