Tahiri sqaron pozicionin! (Video)

Postuar në 17 Tetor, 2017 17:13

I mbetur vetëm dhe nën dritën e raportimeve mediaike që implikojnë emrin e tij në aktivitetet kriminale të kushërinjve Habilaj, të cilëve në vitin 2013 u ka shitur makinën personale, për ish-ministrin Tahiri është çështje orësh marrja si i pandehur. Adriatik Llalla refuzoi ta presë, ndërsa kryeministri u distancua naivisht nga mbrojtja për ish-bashkëpunëtorin e tij. Siç e tha dhe në konferencën për shtyp, tani betejën do ta bëjë i vetëm në emër të zbardhjes të së vërtetës dhe borxhit që u detyrohet atyre që e besuan. Ish-ministri në daljen për mediat i quajti pallavra kriminelësh përmendjen e emrit të tij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.