"Të arrestohet Sajmir Tahiri"

Postuar në 17 Tetor, 2017 09:43

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kërkuar përmes një konference për shtyp arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, pas ndalimit në Itali të Moisi Habilajt.

"Moisi Habilaj njihet si kushuriri i Saimir Tahirit, ish-ministër i Brendshëm i Shqipërisë për 4 vjet. Për 4 vjet, PD-ja ka denoncuar lidhjet e Habilajt me Tahirin. Mbi 1400 herë, Rama e ka marrë në mbrojtje, Saimir Tahirin dhe ka refuzuar të marrë hapat ligjorë ndaj tij edhe pas denoncimit të Dritan Zaganit, ish-shefit të Antidrogës në Fier, që tha se banda përdorte Audin personal të Tahirit për trafik", tha ndër të tjera Basha.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.