Dinjitarët e replikave!

Postuar në 16 Tetor, 2017 16:55

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme ka dalë në media për të replikuar në distancë me presidentin grek Prokopis Pavlopulos, i cili i quajti amatoreske lëvizjet e Shqipërisë në lidhje me ligjin për minoritetet.

Dimtir Bushati është shfaqur i prerë dhe si të thuash i është përgjigjur drejtëpërdrejtë akuzave duke mos kursyer nënkuptimet. “Amatorizimi kam frikë se duhet kërkuar nëpër kryeqytetet e vendeve të tjera, por kurrësesi në Shqipëri”- ka thënë Bushati.

Ndërsa i pyetur për një veto të mundshme të Greqisë, ministri i Jashtëm ka dhënë këtë përgjigje. “Nuk kam asnjë arsye as të mendoj, për asnjë çast, e as të besoj që një shtet, qofte ky edhe fqinji ynë Greqia, do të ishte i intersuar për të vendosur veton ndaj Shqipërisë, sepse e kam thënë dhe do ta them, nuk është as në interesin e Greqisë dhe as të Shqipërisë që të kemi të tilla ngjarje, por politika e megafonit ditën e diel duhet t’ia lërë vendin ditës së punës në marrëdhëniet mes dy vendeve tona”.

Qëndrime që duan të përcjellin një normë reciprociteti dhe dinjiteti përballë fqinjëve. E gjitha i ngjan një sharlatanizmi po të kujtojmë se vetëm një javë më parë një telefonatë e kryeministri bullgar Borisov dhe një letër eurodeputetësh bullgarë detyroi ministrinë e Jashtme t’i bindet kërkesës së fqinjëve për t’i shtuar listës së pakicave edhe minoritetin bullgar. Arsyeja, frika e vetos bullgare ndaj nisjes së negociatave të Shqipërisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.