Atentat me telekomandë gazetares së "Panama Papers"

Postuar në 16 Tetor, 2017 22:02

Gazetarja që udhëhoqi investigimin e “Panama Papers” për çështje të korrupsionit në Maltë, Daphne Caruana Galizia mbeti viktimë e një atentati të hënën pasdite kur makina e saj, një Peugeot 108, u shpërbë plotësisht pas një shpërthimi të telekomanduar. Shpërthimi ishte aq i fortë sa pjesët  e makinës u shpërndanë në fushat përreth rrugës.

Zbulimi i saj fundit i implikonte vetë kryeministrin, Joseph Muscat dhe dy bashkëpunëtorë të ngushtë të tij në marrëdhënie me kompani dhe para që vinin nga qeveria e Azerbajxhanit. Vetë kryeministri e dënoi sulmin, duke e përshkruar si barbar. Ai gjithashtu vuri në dukje se i ka kërkuar autoriteteve ndihmë nga shërbimet e sigurisë të vendeve të tjera për të gjetur fajtorët. "Të gjithë e dimë se znj.Caruana Galizia ishte një kritike e imja politikisht dhe personalisht, por askush nuk mund të gjejë drejtësi në këtë akt barbarie"-deklaroi Muscat.

Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit. Presidentja e vendit, Marie-Louise Coleiro Preca u lut për qetësi: "Në këto kohë, kur vendi është tronditur nga një sulm i tillë brutal, i ftojmë të gjithë  të maten me fjalët e tyre, të peshojnë më mirë gjykimin dhe të tregojnë solidaritet”. Analistët politikë flasin për një kthim në dhunën politike të viteve 1980. Sipas mediave lokale, Galicia kishte kontaktuar policinë 15 ditë më parë, pasi kishte marrë kërcënime për jetën e saj.

http://edition.cnn.com/2017/10/16/europe/daphne-caruana-galizia-killed-m...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.