"Postmodernizmi, gjëja më e keqe që mund t'i ndodhte demokracisë sonë"

Postuar në 15 Tetor, 2017 14:02

Presidenti francez. Emmanuel Macron ka folur për Europën, Francën dhe situatën e tanishme në kontinentin e vjetër në një intervistë për revistën gjermane “Spiegel”. Duke u ndalur në krahasimin mes Gjermanisë dhe Francës, Macron e ka kërkuar dallimin thelbësor te përkatësia fetare. Sipas tij, gjermanët janë në shumicë protestantë, kurse francezët katolikë dhe kjo sipas tij ka sjellë një strukturim vertikal në shoqërinë franceze. Me ironi ai ka hedhur poshtë zërat se e sheh veten si monark, duke theksuar se francezët janë një popull me histori unike në Europë.

“Mbretëvrasës që duan të zgjedhin një mbret të cilin të kenë mundësi ta rrëzojnë sa herë të duan”, shprehet ai.

Ndoshta paragrafi më me rëndësi i intervistës është ai ku presidenti francez flet për mënyrën si e sheh ai detyrën e tij dhe raportin me politikën.

Jam një besimtar i idesë se politika moderne duhet të rizbulojë një sens simbolizmi. Ne duhet të zhvillojmë një lloj heroizmi  politik. Nuk dua të them se dua të bëj heroin. Por ne kemi nevojë që të jemi të përgjegjshëm edhe njëherë në krijimin e narrativave të mëdha. Nëse doni, për mua, postmodernizmi ishte gjëja më e keqe që mund t’i ketë ndodhur demokracisë sonë. Ideja se mund të dekonstruktosh dhe shkatërrosh të gjitha narrativat e mëdha nuk është e mirë. Qysh atëherë, besimi ka avulluar për çdo gjë dhe te çdokush. Ndonjëerë habitem se është media e para që shpreh mungesë besimi te narrativat e mëdha. Ata besojnë se duke shkatërruar diçka bën pjesë në qëllimin e tyre gazetaresk, pse diçka e madhe duhet patjetër të përmbajë një element të së keqes. Kritika është e domosdoshme, por nga vjen kjo urrejtje për këtë të ashtuquajtur narrativë e madhe?

shprehet Macron.

I pyetur pse kjo narrativë është kaq e rëndësishme, presidenti francez gjuan sërish në mënyrë shumë të goditur:

Pse tërhiqet kaq shumë një pjesë e rinisë sonë nga ekstremizmi, xhihadizmi? Pse demokracitë moderne refuzojnë që të lejojnë qytetarët e vet që të ëndërrojnë? Pse nuk mund të ekzistojë diçka si herozimi demokratik? Ndoshta kjo është detyra jonë: rizbulimi i diçkaje si ajo së bashku për shekullin e 21të”.

Duke mos kursyer kritikat për median, Macron ka zbuluar se ideja e tij për Europën konsiston në tre gjëra: sovranitet, bashkim dhe demorkaci.

Për sa I përket rolit të SHBA-së, Macron thotyë se aleanca transatlantike është e domosdoshme dhe se SHBA është garancia e lirisë.

Trump është këtu tani dhe unë…nuk do të rresht së punuari me të”, shprehet ai. Në raport me kancelaren gjermane, presidneti francez thotë se “Merkel mishëron fatin e Gjermanisë në shekullin e 20-të”.

Ajo është kancelarja e pajtimit të Gjermanisë me Europën”, shprehet ai.

http://www.spiegel.de/international/europe/interview-with-french-preside...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.