50% e tregut shqiptar të bukës, me miell serb

Postuar në 15 Tetor, 2017 11:41

Revista “Monitor” shkruan sot për situatën e keqe financiare që është krijuar për prodhuesit e miellit në Shqipëri. Duke cituar përfaqësues të kompanive shqiptare, revista thekson se shkak është konkurenca e miellit të importuar nga Serbia, përmes Kosovës. Përveç aspekteve që kanë të bëjnë me doganat shqiptare, kontrabandën etj., faktorë që kanë çuar në mësymjen e miellit serb në rreth 50% të tregut shqiptar, shqetësuese mbetet cilësia e miellit serb. Dhe kjo mund të shihet që te çmimi i këtij produkti. 

Shoqata e industrialistëve të Blojës pohoi se mielli serb, sidomos në vitin 2017, po e ndan tregun përgjysmë me prodhimin shqiptar. “Nga të dhënat tona, importet e miellit nga Serbia, Kosova dhe Mali i Zi kanë arritur në rreth 100 mijë tonë vitin e fundit, teksa konsumi i miellit në total është rreth 200 mijë tonë. Më parë, në fillim të viteve 2000, importet nga vendet e rajonit ishin në minorancë”, – tha Haxhiymeri. Sipas të dhënave nga Doganat në vitin 2016 mielli i importuar nga Serbia ishte 42 mijë tonë, ndërsa një pjesë tjetër e madhe hyn kontrabandë pretendojnë prodhuesit e miellit. Sipas te dhënave zyrtare nga doganat importet e miellit nga Serbia janë rritur me 43 për qind, në 2016-n. Ndërsa çmimi i importeve nga Serbia ka rënë ndjeshëm duke vënë në diskutim cilësinë e miellit që importohet nga ky vend. Sipas të dhënave të doganave një kilogram miell nga Serbia u importua me 25 cent të dollarit për tonë nga 35 cent për kilogram që ishte çmimi për kilogramë në vitin 2014, po nga ky shtet.
Çmimi për njësi është shumë më i lirë se mielli që importohet nga shtetet e tjera, psh nga Greqia dhe Italia, me rreth 42 cent për kg, sipas të dhënave të sasisë dhe çmimit nga Dogana

shkruan revista. 

Nuk është hera e parë që ngrihet ky shqetësim për këtë që po ndodh. E ndërkohë që arrestohen punonjës të AKU për hakmarrje apo presioj politik ndaj ndonjë partie të caktuar, situata në treg mbetet jetime. Qeveria ka për detyrë që më së paku të sqarojë si qëndron e vërteta, sidomos pas qëndrimeve qesharake mohuese dhe pohuese që mbajti ish ministri i Bujqësisë, Panariti, mbajti për këtë çështje dy vjet më parë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.