"Atlasi i Kuq", Wikipedia e Luftës së Ftohtë

Postuar në 13 Tetor, 2017 23:25

Bashkimi Sovjetik ka realizuar sipërmarrjen hartografike më të madhe në historinë e njerëzimit. Fakti del në dritë nga një kërkim i një të apasionuari pas hartave, John Davies dhe Alexander Kent, gjeograf në Universitetin e Canterbury, të cilët kanë publikuar një libër me titullin: “Atlasi i kuq”. Librit i kushtohet vëmendje edhe nga National Geographic, që sjell edhe disa foto nga realizimet e kartografëve sovjetikë që përfshijnë në harta hollësi thuajse të paimagjinueshme për rrjetin urban, rrugor deh gjeografik. Në hartat e Afganistanit përfshihen hollësi si koha e bllokimit të disa kalimeve malore nga dëbora, ndërkohë që për SHBA-të hartat sjellin detaje nga qytetet pa lënë mënjanë edhe godina të ndryshme ushtarake, shoqëruar me shënime si kapaciteti i urave, materiali i përdorur për ndërtime etj.

Procesi nis në fillim të viteve ’40, kur sovjetikët nisën hartografimin e botës në shtatë shkallë, duke nisur nga një seri hartash që e ndanin sipërfaqen e globit në 1 100 segmente, deri në harta qytetesh ku dallohen edhe rrjeti urbanistik. Sipas autorëve në këtë sipërmarrje gjigande kanë marrë pjesë me mijëra njerëz, që përfshin hartaografë, vëzhgues dhe me gjasë agjentë.

Këto harta ishin një lloj Wikipedia e epokës paradixhitale, një loj magazine informacioni të gjithanshëm që sovjetikët dinin për një vend të caktuar. Kështu përveç të dhënave ushtarake dhe topografisë që paraqet interes ushtarak, në hart aka edhe paraqitje të llojit të bizneseve që ushtrohet në zona të caktuara, shënime për rrjetin elektrik, impiantet e prodhimit të energjisë, fabrika etj..NJë fotografi e botës në një shkallë të paprecedentë e cila sipas Kent dhe Davies lidhet me një vizionin e perspektivës së një dominimi të komunizmit në mbarë globin.

Çështja e këtyre hartave të jashtëzakonshme që e paraqesin ambicien e Kremlinit në një përmasë po kaq të jashtëzakonshme, erdhi në vëmendje në vitin 2012, kur një kolonel në pension i departamentit teknik të Shtabit të Ushtrisë Sovjetik, Vladimir Lazar, u dënua me 12 vjet burg pse kishte kaluar në SHBA, 7000 harta ushtarake. Ai ishte paguar 800 dollarë për këtë pasuri dhe sipas të dhënave që dolën në media në atë kohë, ai vepronte për llogari të shërbimeve amerikane.

Më poshtë disa pamje të shkëputura nga libri, që paraqesin zona të ndryshme në SHBA apo vendeve të tjera gjatë Luftës së Ftohtë:

http://news.nationalgeographic.com/2017/10/maps-soviet-union-ussr-milita...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.