“Në 4 vjet partia kapi shtetin, ky është mandati i pastrimit”

Postuar në 14 Tetor, 2017 12:10

Pas 4 vitesh rroga për një administratë që na u tha se u zgjodh përmes konkurseve, kryeministri pranon se në mandatin e parë me emërimet është ndjekur vetëm një kriter ai politik, ose punë ka zgjidhur vetëm tesera e partisë.  Nga mbledhja e kabinetit qeveritar në Vlorë Rama u ka kërkuar gjithë ministrave një skanim të burimeve njerëzore, për të bërë përputhshmërinë mes diplomës dhe punës.

“Kemi njerëz të shkolluar që rrinë pa punë dhe analfabetë që merren në punë, paguhen nga taksat e shqiptarëve në vendin e gabuar, nuk përputhin as trajnimin, as përvojën me vendin e punës, Partia këtu e atje duhet të marrë fund. Ajo që u kërkoj të gjithëve është një skanim i të gjitha burimeve njerëzore në cdo drejtori në Vlorë dhe përputhshmëria mes vendit të punës dhe diplomës së cdo individi që mbulon vend pune, raport cdo ministri”- tha Rama.

Rama theksoi se kemi raste kur në vend të elekricistëve, ka masazhatorë. “Burimet njerezore janë të infektuara. Nuk shkon që në shkolla të japin fiskulturë, mësueset e matematikës. Këto na bëjnë qesharak si shtet ndaj na duhet një raport i detajuar i burimeve njerëzore nga qarku i Vlorës dhe kudo”-theksoi kryeministri.

Comments

Submitted by Alban 1 (not verified) on

Kryeministër LESHI: shikoni shembullin që merr "mësues matematike që jep fiskulturë", ku qëndron e keqja këtu, kur në fakt mësuesit e fiskulturës mund të japin matematikë ose fizikë ose..... mësuesit me diploma të blera mund ti japin të gjitha lëndët.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.