SHBA braktis UNESCO-n, i bashkohet dhe Izraeli

Postuar në 12 Tetor, 2017 20:45

SHBA njoftoi sot se do të tërhiqet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), duke e akuzuar këtë institucion se ishte anti izraelit.

Shkak është bërë anëtarësimi Palestinës në këtë institucion të Kombeve të Bashkuara. SHBA do të mbajë statusin e vëzhguesit, njoftoi Departamenti i Shtetit, në vend të përfaqësimit të tyre në agjencinë e OKB-së me seli në Paris. Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO, Irina Bokova shprehu keqardhje për vendimin e SHBA-ve për t’u tërhequr nga UNESCO.

“Universaliteti është thelbësor në misionin e UNESCO-s, për të ndërtuar paqen dhe sigurinë ndërkombëtare përballë urrejtjes dhe dhunës përmes mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe dinjitetit njerëzor”, theksoi në një deklaratë Bokova.

Pak orë pas tërheqjes së SHBA-ve, edhe Izraeli i ka deklaruar largimin. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu e cilësoi të drejtë dhe të guximshëm vendimin e SHBA për tu tërhequr nga UNESCO
UNESCO është e njohur për përcaktimin e vendeve të trashëgimisë botërore kulturore si Palmira e Sirisë dhe Grand Canyon i SHBA.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.